Aborti selektiv vret 100 milionë femra çdo vit

PUBLIKUAR

Tradita zakonore shqiptare ka treguar se shoqëria jonë festonte sa herë që në jetë vinte një djalë. Dhe e kundërta ndodhte nëse ishte vajzë, ku dita dhe nata do të kalonin në heshtje njësoj sikur të kishte ndodhur ndonjë hidhërim. Edhe pse kohët kanë ndryshuar, dëshira për të pasur djalë ka sjell një tjetër fenomen, atë të abortit selektiv.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi 100 milionë femra i humbasin botës çdo vit. Kjo vjen si dëshirë e prindërve për të patur djalë. Edhe pse në vendin tonë nuk ekzistojnë statistika për abortet, përsëri ne nuk përjashtohemi nga ky fenomen.

“Mjafton të jetë një rast dhe normalisht mund të quhet se ekziston. Përgjigja është që po, ekziston në termin teorik dhe atë praktik. Por për hir të së vërtetës ne nuk kemi shifra të sakta. Aborti selektiv është një problem mbarë botërorë sidomos në vendet lindore, siç janë Kina dhe India. Për hir të së vërtetës aborti në Shqipëri lejohet, si abort në tërësi deri në 12 javë. Pra çdo grua në moshën prodhuese ka të drejtë që të kërkojë abortin pa dhënë asnjë lloj arsye deri në 12 javë. Por aborti selektiv gjinor është i ndaluar”, shprehet doktor Rustem Celami, Obstetër-gjinekolog.

Aborti selektiv jo gjithmonë vjen si kërkesë direkte, shumë nëna e fshehin atë duke shkaktuar vetë abortin spontan./TCH

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...