Avokati i të dyshuarit kryesor në sulmet e vitit të kaluar në Paris, thotë se nuk do ta mbrojë atë në gjykime
Salah Abdeslam do të përdorë të drejtën e tij për të heshtur, ka thënë avokati i tij, Frank Berton, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.
Sulmet në Paris që ndodhën nëntorin e kaluar, lanë të vrarë së paku 130 persona. I ashtuquajturi Shteti Islamik tha se ishte prapa këtyre sulmeve, ndërsa Salah Abdeslam është arrestuar në Bruksel në muajin mars, e që nga atëherë ka vendosur të heshtë që nga transferimi i tij në Francë.


