AAK tregon kur formohet Qeveria

PUBLIKUAR

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk pritet ta bëjë certifikimin e rezultateve zgjedhore të paktën brenda këtij muaji. E deri atëherë partive politike u mbetet të deklarohen pro ose kundër koalicioneve të mundshme për formimin e Qeverisë.

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se menjëherë pas certifikimit të rezultateve do të formohet edhe ekzekutivi i vendit.

“Qeveria e Kosovës do të krijohet në afat rekord, atëherë kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe instancat tjera të zgjedhjeve të kryejnë punët e tyre”, ka thënë Lekaj.

Pra, sipas Lekajt, menjëherë pas certifikimit të rezultateve nga KQZ-ja do të bëhen edhe veprimet e para drejt krijimit të Qeverisë, e cila, sipas tij, do të drejtohet nga lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ndryshe, KQZ-ja pas rinumërimit të 145 kutive për të cilat pretendon të ketë hasur në mospërputhshmëri, do të nisë edhe numërimin e votave me kusht dhe ato të pranuara me postë.

SHIKO MË SHUMË

Erëra të forta dhe reshje shiu, ky do të jetë moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka paralajmëruar se dita e sotme, e enjte, do...

‘‘UÇK, UÇK’’, thirrjet e qytetarëve teksa Jakup Krasniqi largohet nga shtëpia pas vizitës në Kosovë

Jakup Krasniqi ka përfunduar vizitën e tij që e zhvilloi sot në Kosovë. Krasniqi qëndroi...

Presidentja reagon pas aktgjykimit të Speciales, ngrit shqetësime për respektimin e të drejtave të palëve

Presidentja Justina Shiroka-Pula ka regauar pas shpalljesa së aktgjykimit e sotëm në Dhomat e...