AAK dega në Pejë ka shprehur shqetësimin ndaj punimeve që po zhvillohen në qendër të qytetit të Pejës.
Ky është postimi i i plotë i AAK dega në Pejë ne Facebook
REAGIM PËR SHTYP
(Shqetësim ndaj procedurave mbi ‘projektin’ në qendër të Pejës)
AAK dega në Pejë shprehë shqetësimin serioz të saj dhe qytetarëve të komunës së Pejës ndaj punimeve që po zhvillohen pa asnjë procedurë në qendër të qytetit të Pejës, nga ana e zyrtarëve komunal në krye me kryetarin kauboj, Gazmend Muhaxheri.
AAK dega në Pejë, ka identifikuar shkeljet e rënda që po ndodhin në sheshin ‘Shkëlzen Haradinaj’, pranë Hotel ‘Dukagjini’, në emër të një investimi për të cilin askush nuk ka njohuri e as që e di dikush se si do të dal në finale, përpos Kryetarit kauboj të komunës Gazmend Muhaxeri dhe klikës së tij të komunarëve.
• Projekti nuk ka kaluar në diskutim publik.
• Projekti ka filluar së zbatuari pa asnjë njoftim, askush nuk e di çka po ndodhë aty përpos komunarëve dhe dy ose tre personave përreth.
• Projekti po realizohet pa tender.
• Projekti po realizohet pa vijë buxhetore.
• Qytetarët nuk e kanë as informacionin më të vogël se me çfarë materiali (pllaka, kocka …) do të shtrohet kjo pjesë. Çka po bëhet me ‘kalldërmin’ e viteve të 70-ta që ka dalë në atë shesh.
Duke munguar qasja qytetare në këtë projekt, informimi dhe diskutimi, dhe nga ajo çfarë shihet gjatë punimeve, AAK-Pejë, shprehë drojën e saj të bazuar, se ky projekt, si i tillë, në përfundim do të kontribuojë edhe në shkatërrimin e gjelbrimit në qendër të Pejës.
AAK dega në Pejë, fton urgjentisht dhe publikisht, organet e hetuesisë, prokurorinë dhe gjyqësinë që të nis hetimet rreth këtijë shqetësimi serioz që po ndodhë para syve të të gjithë qytetarëve.
AAK dega në Pejë fton shoqërinë civile dhe ekspertë të pavarur të qytetit, që ti bashkohen shqetësimit qytetarë dhe të rrisin presionin e kërkimit të llogarisë nga ana e komunës së Pejës.
AAK dega në Pejë, i kërkon kryetarit kauboj të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, që nëse i ka mbetur edhe pak ndërgjegje, të përmbahet nga veprime të tilla shkatërruese të qytetit, të cilat po i ndërmerrë, i vetdijshëm për humbjen e sigurt të 22 tetorit. Muhaxheri duhet ta dijë se Peja ka nevojë për kryetar e jo për kaubojë.
Gazmend, pajtohu me debaklin që ja krijove vetës për këto 4 vite qeverisje ndërsa mos merr veprime të cilat do të ishin gabime të pakthyeshme, të parenovueshme dhe të kushtueshme për të ardhmen e Pejës.
Gazmend, Peja tashmë ka vendosur, ndajë mos e dëmto me veprime të tilla.
Gazmend, edhe uji i lumit të bardhë po të ngjitet përpjetë, ti nuk do të fitosh. Pranoje humbjen pa vazhduar të shkaktosh dëme të mëtejme.
Pejë, më; 04.07.2017
AAK-Dega në Pejë


