AAK-ja në Lipjan kërkon që në (KPF) në vend të Ukë Kryeziut të jetë Bashkim Budakova

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Sulmoi seksualisht një grua në Shtime, arrestohet

Një burrë është arrestuar në Shtime pasi që i njëjti dyshohet se ka ngacmuar...

Moti sot i vranët e me shi

Sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje...

AAK dega në Lipjan përmes një shkrese ka kërkuar nga Daut Azemi, Kryesues i Kuvendit Komunal në Lipjan që Komiteti për Politikë e Financa (KPF) të përfaqësohet nga një këshilltar i AAK-së .

AAK në Lipjan ka kërkuar që në vend të Ukë Kryeziut të emërohet Bashkim Budakova në Komitetin për Politikë dhe Financa.

“Duke pasur parasysh se anëtari i deritashëm i AAK-së në këtë pozitë Ukë Kryeziu është zgjedhur kryetar i PDK-së në Sllovi i njëjti nuk përfaqëson më interesat e votuesve të AAK-së, kërkoj nga ju që në bazë të kompetencave të cilat ua përcakton ligi NR. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale të ndërmerrni  masat e duhura dhe të bëni emërimin e Bashkim Budakovës në cilësinë e përfaqësuesit të AAK-së i cili është asambleistë aktual në Kuvendin Komunal”, thuhet në një pjesë të shkresës së AAK-dega Lipjan.

Kryesuesit Kuvendit Komunal në Lipjan, Daut Azemi tha për LipjaniNews se sot ka pranuar një kërkesë të till dhe se do të shqyrtojë atë.

“Po kam pranuar një kërkesë të tillë nga AAK, do ta shqyrtojë kërkesë e tyre dhe do të procedojmë tutje ashti si e parashohin procedurat ligjore”, tha Kryesuesi Azemi.

 

SHIKO MË SHUMË

Ish-komandant Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

(Përditësuar, ora 13:29)- Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i...

Aksidenti me fatalitet në Lipjan: Kërkohet paraburgim për shoferin e kamionit

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit...