AAK-ja flet për marrëdhëniet politiko-partiake dhe institucionale në Lipjan (FOTO)

PUBLIKUAR

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot ka folur rreth rëndësin e thellimit dhe formalizimit të marrëdhënieve politiko-partiake dhe institucionale – komunale ndërmjet strukturave të organizuara të AAK-së në regjion.

AAK dega në Lipjan, dje ka organizuar konferencë regjionale me degët fqinje të AAK-së.Në konferencë u shtrua për diskutim nevoja e formalizimit dhe thellimit të bashkëpunimit politik e institucional ndërmjet komunave fqinje. Ky bashkëpunim do të sjellë fuqizimin e Aleancës në regjion.
Të pranishmit në këtë konferencë së bashku miratuan kartën e bashkëpunimit ndërmjet degëve përkatëse. Në këtë mënyrë u dhanë rekomandimet e qarta për vazhdimin e këtij bashkëpunimi i cili do të paraprihet nga takime të nivelit të tillë dhe do të thellohet me takimet ndërmjet nëndegëve të cilat janë në kufij njëra me tjetrën.
Kryetari Haradinaj në fjalën e tij përshëndetëse uroi organizatorët për këtë konferencë dhe tregoi rëndësinë e veçantë që ka bashkëpunimi rajonal, duke theksuar se e gjithë kjo po bëhet ne forcimin dhe rritjen cilësore që ka AAK në gjithë territorin e Kosovës.
Ndërsa Kryetari i Degës së AAK-Së në Lipjan z. Fitim Selimi, ndërë të tjera theksoi “Kultura jonë e të shprehurit dhe komunikimit politik është ajo që na ka bashkuar rreth këtij koncepti dhe rreth këtij subjekti politik. Ajo që ne e besojmë të njëri tjetri , është kultura politike dhe vendosmëria e liderit, i cili moralin tradicional asnjëherë nuk e ka ndarë nga morali politik dhe në fakt ato të dyja janë gërshetuar natyrshëm me njëra tjetrën.. /LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Sekuestrohen 64 fishekë me gaz në Hallaq të Vogël

Policia Kosovës ka njoftuar se ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se afër oborrit të...

Komuna e Lipjanit dhe Stacioni Policor organizojnë takim informues

Në kuadër të takimeve të rregullta për policimin në bashkësi, sot u mbajt takimi...

Arrestohet një person i dyshuar për zjarrvënie në Lipjan

  Prishtinë, 06 korrik 2026 – Hetuesit e Stacionit Policor në Lipjan kanë arrestuar një...