AAK dhe Nisma kthehen në Kuvend

PUBLIKUAR

Koalicioni AAK dhe Nisma pritet të kthehen shumë shpejt në Kuvendin e Kosovës, pas një mungese disa mujore. Lajmin e ka bërë të ditur një burim i lartë i këtij koalicioni parazgjedhor.

“Kthimi i AAK dhe Nismës do të bëhet kur në Kuvendin e Kosovës do të mbërrijë për t’u votuar ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Arsye e kthimit të deputetëve të këtij koalicioni do të jetë qasje përfshirëse dhe jo përjashtuese nga Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj”, bën të ditur ky burim i mirëinformuar i koalicionit, njofton Klan Kosova.

Megjithatë, edhe përkundër kthimit, qëndrimi i AAK dhe Nismës karshi demarkacionit me Malin e Zi nuk do të ndryshojë.

Deputetët e këtij koalicioni pritet të votojnë kundër ratifikimit të demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.

Rikthimi i AAK-së dhe Nismës në Kuvend do të bëhet pasi Kosovën e vizitoi ndihmës-sekretarja amerikane e Shtetit Victoria Nuland, e cila bëri thirrje që Kuvendi të ratifikojë demarkacionin me Malin e Zi.

Nuland gjatë kësaj vizite nuk ka takuar fare përfaqësuesit e opozitës.

SHIKO MË SHUMË

Kurti: Do të njoftojmë me kohë për takimin e radhës për çështjen e presidentit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se do të ketë njoftim...

Haradinaj uron Turqinë për Ditën e Fitores, vlerëson mbështetjen ndaj Kosovës

Ish-kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka uruar Republikën e Turqisë me rastin e Ditës...

Të paluara në veturë, Dogana zbulon 54 mijë euro të padeklaruara në kufi

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mjeteve monetare të padeklaruara...