A shkakton stresi thinja? Mësojeni tani përgjigjen e vërtetë

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Burri raporton zhdukjen e një gruaje në Shtime

Një grua është raportuar e zhdukur në Shtime. Rastin në polici e ka lajmëruar një...

Gjobë ndaj shoferit që drejtoi automjetin pa regjistrim që nga viti 2020

Policia në Ferizaj ka ndaluar shoferin me iniciale B.S., i moshës 44-vjeçare në fshatin...

Shumë njerëz në të gjithë botën, kur janë nën stres fillojnë të shtojnë shqetësimet e tyre dhe i gjithë ky ankth mund të shkaktojë shfaqjen e thinjave. Por, a ka ndonjë të vërtetë në këtë deklaratë?

Në një intervistë të sajën me revistën “Shape”, Dr. Doris Day, dermatologe e certifikuar dhe profesore e asociuar në Universitetin e New York-ut, ajo thotë se plakja ndodh me moshën, por kjo është shumë e ndryshueshme.

Arsyeja për flokët gri zakonisht varet nga gjenetika dhe plakja, por shumë besojnë se ekziston një lidhje midis stresit dhe thinjave, për shkak të rritjes së kortizolit, i njohur ndryshe si një hormon stresi.

Mjekja thotë se kur niveli i kortizolit është i lartë, kjo mund të ndikojë dhe të përshpejtojë plakjen e gjëndrave. Me fjalë të tjera, stresi në të vërtetë mund të përshpejtojë thinjen e flokëve tuaj.

Në thelb, flokët funksionojnë me cikle, kështu që këto të fundit rriten, qëndrojnë të gjalla në lëkurën e kokës, pastaj bien dhe më në fund fillojnë një cikël të ri.

Gjëja më e mirë për të bërë kur shihni për herë të parë një thinjë është që ta lini aty ku është. Shkëputja e flokëve të bardhë nuk është një zgjidhje e mirë, sepse ekziston një probabilitet i lartë që flokët të mos rriten përsëri.

Në vend që të shohim që flokët rrallohen, është më mirë ta lëmë kohën të marrë rrjedhën e saj në lëkurën tonë dhe mbase të përdorim një bojë tek flokëtarja për të maskuar shenjat e moshës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...