A po fillojnë kalkulimet politike për zgjedhjet lokale në Lipjan!?

PUBLIKUAR

Në mbështetje të nenit 4 të Ligjit Nr.03/L–072 për Zgjedhjet Lokale, nenit 6 të Ligjit Nr.03/L–094 për Presidentin e Republikës së Kosovës, pas konsultimit me partitë politike, presidenti Thaçi ka marrë vendim që zgjedhjet për organet vetëqeverisëse lokale të mbahen më 22 tetor 2017.

Si duket kjo ka bërë që partitë politike në Lipjan, të fillojnë të bëjnë kalkulimet politike për një garë sa më të fortë në Lipjan.

Burime të pa-konfirmuara të LipjaniNews kanë thënë se gjatë ditëve në vijim mundë të ketë disa lëvizje politike mes dy subjekteve në Lipjan, që mund të qoj edhe në një garë me një listë të vetme, ose me një kandidat për kryetar Komunës mes të dyja partive.

Po ashtu, sipas këtij burimi, gjatë javës së ardhshme, ose gjatë muajit Gusht, do të ketë aderime të vazhdueshme në disa parti politike në Lipjan.

Presidenti ka udhëzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale, në përputhje me vendimin e tij dhe legjislacionin në fuqi.

/LipjaniNews/

SHIKO MË SHUMË

Familjarët e dëshmorëve të Lipjanit me mesazh për Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin

Në prag të Festave të Nëntorit, familjarët e dëshmorëve të Komunës së Lipjanit kanë...

Ngacmoi seksualisht dy femra në Lipjan, arrestohet një person

Arrestohet një person në Lipjan, pasi i njejti dyshohet se ka ngacmuar seksualisht dy...

Publikohet punimi shkencor ndërkombëtar me bashkautor edhe Kamer Podrimqakun nga Lipjani

Një kontribut i ri në fushën e shkencës së sportit dhe edukimit fizik vjen...