A mundet Messi ta thyejë heshtjen dhe t’i japë fund telenovelë së tij?

PUBLIKUAR

Argjentinasi  pritet të jap intervistë për gazetën Ole derisa spekulimet për të ardhmen e tij në Barcelonë sa vinë e shtohen

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, e kishte ndërtuar shumicën e fushatës së tij në atë se ka marrëdhënie të ngushta me Lionel Messi dhe ai posedon aftësi për ta mbajtur atë në Camp Nou edhe pasi ti skadon kontrata e tij më 30 qershor 2021 dhe tani ne jemi shumë afër një rezultati ku lojtari do ta thyejë heshtjen e tij.

Pavarësisht a do të rrijë apo jo Messi, Barcelona është në fund të një cikli të mrekullueshme ku ata kanë nevojë që ta rindërtojnë skuadrën e tyre dhe t’i stabilizojnë financat e tyre në të njëjtën kohë, megjithatë Messi shihet si kryesor në projektin e ri, pavarësisht moshës së tij, transmeton GazetaExpress.

Messi do të japë një intervistë për gazetën argjentinase, “Ole”, në të cilën ai mund të tregojë se a do të rrijë apo jo në Barcelonë.

Laporta i ka premtuar sulmuesit në një takim që prioritet këtë verë është një projekt i tij që do ta bënte skuadrën garuese, edhe pse Barcelona arriti që të fitojë vetëm Kupën e Mbretit këtë sezon, duke u eliminuar herët nga Liga e Kampionëve dhe tani nuk është në garë për titull as në La Liga.

Përveç planeve të tij të brendshme, Messi do të pyetët edhe për pjesëmarrjen e tij në Copa America e ku ai me në fund mund ta fitojë një titull me Argjentinën.

SHIKO MË SHUMË

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...