A mund të provokojë tension? Roja bregdetare turke ndalon ministrin grek t’i afrohet ishujve të kontestuar (Video)

PUBLIKUAR

Roja bregdetare turke ka ndaluar ministrin grek të Mbrojtjes t’i afrohet disa ishujve të kontestuar në detin Egje.

Sipas Ministrisë së Brendshme turke, rojat bregdetare paralajmëruan ministrin Panos Kammenos, që i ishte drejtuar ishujve Kardak, apo Imia, për të vendosur një kurorë me lule në memorialin kushtuar tre ushtarëve grekë që humbën jetën gjatë krizës së ishujve në vitin 1996.

Pas paralajmërimit, barka në të cilën ndodhej ministri grek, doli nga ujërat territorialë turk, pa incidente të mëtejshme, shtoi ministria.

Ministri i brendshëm turk, Suleyman Soylu tha ndërkohë se rojat bregdetare kishin bërë atë që ishte e nevojshme.

Ishujt, që Turqia i njeh me emrin Kardak, ndërsa Greqia Imia, janë disa shkëmbinj të pabanuar në detin Egje, të pozicionuar mes ishullit grek Dodecanese dhe brigjeve të Turqisë jugperëndimore.

Një mosmarrëveshje që zgjat prej dekadash mes Turqisë dhe Greqisë, mbi ishujt e pabanuar në Egje, i vendosi të dy vendet në prag të një konflikti të armatosur në 1996 kur Ankaraja dhe Athina dërguan forcat detare në dy ishuj fqinj si shenjë e një konfrontimi të pritshëm.

Më pas, të dyja vendet i tërhoqën trupat pas presionit diplomatik të shteteve të bashkuara. /tch/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...