A mund të jetë e rrezikshme vitamina C e tepërt? Do të vini re gjashtë simptoma

PUBLIKUAR

Kjo është sasia e rekomanduar dhe nga çfarë varet

Vitamina C është vendimtare në forcimin e imunitetit, por këto janë arsyet pse duhet të keni kujdes të veçantë për marrjen e saj.

Kjo vitaminë është një lloj antioksidanti që ndihmon në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira, të cilat dëmtojnë dhe shkatërrojnë qelizat e shëndetshme.

Reputacionin dhe aplikimin e saj të gjerë e ka fituar kryesisht në luftën kundër viruseve.

Gjithashtu ndihmon në rritjen e absorbimit të hekurit, prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme për gratë shtatzëna dhe fëmijët si parandalim i anemisë, shkruan transmeton “Healtline”, përcjell Telegrafi.

Mjekët besojnë se për marrjen optimale të kësaj vitamine, mjafton të përfshihen sa më shumë perime dhe fruta në ushqim, vetëm në raste të jashtëzakonshme jepet suplement shtesë. Pse është kështu dhe pse nuk rekomandohet marrja e tepërt të kësaj vitamine?

 

Lexo po ashtuVitamina C duhet të merret çdo ditë, por asnjëherë para kafjalli! Qe kur është koha ideale për këtë suplement

 

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, një person mesatarisht ka nevojë për 100 mg vitaminë C, fëmijët midis 50-100 mg në varësi të moshës, vetëm për gratë shtatzëna dhe ato në laktacion rekomandohen një sasi më të madhe.

getty

Pse është e rëndësishme të mos pini pa u konsultuar me mjekun vitaminën C, sepse mund të ndodhë një mbidozë, e cila nuk është e rrezikshme për jetën, por mund të shkaktojë këto probleme shëndetësore:

▪ dhimbje stomaku,
▪ ngërçe,
▪ diarre,
▪ dhimbje koke,
▪ të përziera,
▪ probleme me gjumin

Veçanërisht të kujdesshëm duhet të jenë ata që marrin disa lloje të barnave për sëmundjet e zemrës dhe kancerin, sepse marrja e tepërt e vitaminës C mund të ndërveprojë me terapinë.

 

Mund të jetë gjithashtu i rrezikshëm për njerëzit me hemokromatozë, sepse citamina C rrit ngarkesën e hekurit në trup. Përthithja e hekurit rritet me 67% në rastin e marrjes së 100 mg vitaminë C gjatë një vakti. Por nëse e teproni, ajo mund të rrisë ndjeshëm depozitat e hekurit në trup duke dëmtuar seriozisht zemrën, mëlçinë, pankreasin, tiroiden dhe sistemin qendror nervor.

Tek personat që janë të prirë për formimin e gurëve në veshka konsumi afatgjatë dhe ditor i më shumë se 1000 mg të vitaminës C në mënyrë të konsiderueshme e rrit rrezikun e përsëritjes së gurëve në veshka. Kjo dozë, është 10 herë më e lartë se maksimumi i kërkuar. /Telegrafi/

Reklama

LAJME TË TJERA

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Në Kosovë në pesë ditët e ardhshme pritet të mbajë mot i ngjashëm me...

Zjarr në një objekt në Lipjan

Policia Kosovës ka njoftuar se është raportuar për zjarrvënie në objekt, i cili është...

Messi theu rekordin e Ronaldos, bëhet futbollisti me më së shumti gola në top-ligat evropiane

Lionel Messi ka thyer një tjetër rekord të vendosur nga rivali i tij, Cristiano...

Joseph: Kriza në veri e Ballkan përfundon kur katër shtetet e NATO-s e njohin Kosovën

Njohësi i Ballkanit, Edward P. Joseph, ka thënë se gjithë rrëmuja e Ballkanit dhe...

SHIKO MË SHUMË

Çfarë e bën një person “të vrasë veten”: Cilat janë shenjat që tregojnë një tragjedi të mundshme

Shenjat e rrezikut që tregojnë se një person është duke menduar për vetëvrasje Si të...

Në sa mënyra mund të përdorësh pastën e dhëmbëve

Pasta e dhëmbëve nuk është vetëm mjet për higjienën e gavrës së gojës. Me...

Këtë duhet ta bëni çdo ditë nëse qëndroni gjatë pranë kompjuterit: Dy mudra për shtrirjen e duarve dhe gishtave

Njeriu modern gjithnjë e më shumë po e kalon kohën pranë kompjuterit dhe me...