A mbante jelek antiplumb Ali Ahmeti gjatë tubimit të mbrëmshëm në Kumanovë? (FOTO)

PUBLIKUAR

Bashkimi Demokratik për Integrim në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 dhjetorit mbrëmë mbajti tubim në Kumanovë, pas të cilit në disa media shqiptare u publikua një foto e liderit partiak Ali Ahmetit, ku thuhet se shihet se ai mban jelek antiplumb, transmeton Expressi.

Fotografinë e publikoi portali Almakos, ndërsa e transmetuan edhe një numër mediash tjera, duke shtuar: “Parashtrohet pyetja se nga kush u frikësua Ali Ahmeti, sakaq nuk i mjaftuan forcat e mëdha të sigurisë derisa u fut në sallë, por edhe brenda saj ishte i mbështjellur me pancir?!”.

Mbrëmë nëpër Kumanovë u vërejtën forca të mëdha policore, ndër të cilat edhe autoblinda, që shoqëruan deelgacionin e BDI-së gjatë hyrjes dhe daljes nga Shtëpia e Kulturës ku u mbajt tubimi parazgjedhor.

Masat e shtuara të sigurisë për këtë tubim elektoral ishin si rezultat i incidenti që ndodhi javë më parë kur disa qytetarë të revoltuar të Kumanovës dhe familjarët e komandant Shqiponjës qëlluan me gurë eskortën në të cilën udhëtonte lideri Ahmeti, gjatë një tubimi në fshatin Çerkes të Kumanovës.

Gazeta Express publikon foton për të cilën thuhet se provon se Ahmeti mban jelek antiplumb nën xhaketë, ndërsa lexuesve u mbetet ta vlerësojnë vetë se sa një gjë e tillë mund të shihet në të.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...