A jeni person i kafesë apo çajit? Kjo ka të bëjë me gjenet tuaja

PUBLIKUAR

Sipas studimit të fundit, preferenca ndaj kafesë apo çajit mund të jetë e ndikuar nga gjenetika juaj, shkruan CNN, transmeton Express.

Për t’a ekzaminuar lidhjen në mes të gjenetikës dhe preferencave ndaj ushqimit, hulumtuesit nga Qendra e Shkencave Mjekësore, në Universitetin Osaka në Japoni, kanë studiuar informacione gjenetike të më shumë se 160.000 personave në Japoni.

Hulumtimi, i publikuar në revistën “Nature Human Behavior”, ka gjetur një lidhje në mes të gjeneve të caktuara dhe 13 shprehive të ngrënies, duke përfshirë këtu konsumimin e alkoolit, pijeve me gaz si dhe kafesë apo çajit.

Studimet e gjenomeve, zakonisht bëhen duke përdorur variacione specifike gjenetike. Kjo përfshin grupimin e mijëra njerëzve dhe studimin e gjenetikës së tyre, si dhe gjetjen e të ashtuquajturës polimorfizmi nukleotid, i cili zakonisht i përcakton sëmundjet.

Por në studimin e fundit, hulumtuesit kanë vëzhguar nëse ky polimorfizëm lidhet me shprehinë e të ngrënit. Në këtë studim, ata kanë vërejtur se disa variante të gjeneve ishin të lidhura drejtpërdrejt me këtë shprehi, duke përcaktuar kështu nëse një person e pëlqen kafenë, çajin, alkoolin, bulmetin, peshkun apo mishin.

Gjithsesi, sipas ekspertëve duhen ende studime të mëtejmë për të shpjeguar me saktësi lidhjen në mes të gjenetikës dhe zgjedhjeve të ushqimit. /Express

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...