A jeni duke kërkuar një mënyrë natyrale për të humbur peshë? Kjo do të jetë zgjidhja e duhur për ju

PUBLIKUAR

Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë natyrale për të humbur peshë, uthulla e mollës është zgjidhja e duhur, shkruan Gazeta Express.

Uthulla e mollës është përdorur qe një kohë të gjatë, për përfitime të ndryshme sidomos për efektet e saj pozitive në shëndetin e njeriut. Disa nga këto përfitime janë: zvogëlimi i sasisë së kolesterolit dhe sheqerit, dhe përmirësimi i simptomave të sëmundjeve të zemrës. Mirëpo së fundmi është vërejtur edhe një efekt që kjo uthull ka. Kjo është humbja e peshës, përkatësisht shkrirja e dhjamit sidomos në regjionin e belit.

Uthulla e mollës përmban një sasi të lartë të antioksidantëve dhe vitaminave të cilat derivojnë nga lëngu i mollës dhe në kombinim me acidet përkatëse të uthullës bëjnë asgjësimin e bakterieve të dëmshme të organizmit. Uthulla e mollës bën edhe balancimin e Ph së organizmit, e cila është mënyra e duhur për të shkrirë dhjamin e belit

Një kombinim i uthullës së mollës, lëngut të limonit ujit dhe mjaltës është gjithashtu shumë efektiv për funksionimin normal të metabolizmit të trupit. Lëngu i limonit përmban vitaminë C e cila ka funksionin e një antioksidanti që pastron trupin nga toksinat. Mjalta lufton bakteriet e dëmshme, dhe është burim i energjisë. Ajo çfarë duhet të bëni është të kombinoni një gotë ujë të vakët, një lugë të lëngut të limonit, një lugë të uthull molle dhe një lugë mjaltë.

Konsumimi i këtij lëngu duhet të bëhet 30 minuta para së të hani për një muaj rresht. Pasi që uthulla e mollës është shumë acidike, atëherë ajo nuk duhet të pihet pa u kombinuar me diçka – shkruan Foodprevent, transmeton Gazeta Express.

Edhe pse kjo pije është shumë e shëndetshme, nëse ju nuk bëni aktivitet fizik dhe nëse nuk hani ushqime të shëndetshme, efekti i saj mund të mos vërehet.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...