A janë të lumtur çiftet siç duken në Facebook apo pamja të gënjen?

PUBLIKUAR

a-jan-euml-t-euml-lumtur-ccedil-iftet-si-ccedil-duken-n-euml-facebook-apo-pamja-t-euml-g-euml-njen_hd

E pra, çiftet e lumtura që vazhdimisht postojnë në Facebook nuk janë dhe aq të lumtur sa duket. Kot nuk thonë, pamja të gënjen!

Gjithkush ka një mik që vazhdimisht poston, “Unë jam personi më me fat në të gjithë botën <3 <3 <3” dhe “e dua fëmijën tim,” dhe, “unë kam të dashurin më të mirë.” Po, ai person është super i padurueshëm për mënyrën si poston, por këta tipa njerëzish, gjithashtu mund të jenë me të vërtetë të pasigurt në lidhje me marrëdhëniet e tyre.

Ky përfundim nxirret nga një studim i ri i publikuar në Buletinin e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale në SHBA. Studimi gjeti një korrelacion pozitiv midis ankthit të marrëdhënies dhe tendencës për të mbushur faqen e Facebook-ut të të gjithëve me fotot të titulluar me hashtag-un – #bekuar me partnerët e tyre.

Përdoruesit që ndjejnë teposhtë zë n e lidhjes, gjetën vlefshmërinë në postimet në Facebook, përcjell Noa. Arsyetimi ishte i dyfishtë: Njerëzit mund të “pretendojnë” se marrëdhënia e tyre është duke shkuar mirë, dhe pëlqimet dhe komentet pozitive mund të rrisin vetëbesimin e tyre. Në thelb, në qoftë se ata veprojnë sikur marrëdhënia e tyre është e përsosur, në fund ajo do të jetë.

Kjo nuk do të thotë që ju duhet t’i shkruani mikut tuaj duke pyetur në qoftë se çdo gjë është në rregull sa herë që ata të postojnë një foto të bukur me partnerin e tyre. Por ato çifte që duken sikur kanë jetë të përkryer dashurore mund vërtetë të mbi dëmshpërblehen. Të paktën, ata mund t’i thonin njëri-tjetrit 10 herë në ditë se sa duheni, në vend se të postojnë në Facebook. Kjo sigurisht nuk do t’i dëmtonte, dhe asnjë nga miqtë e tyre në Facebook nuk do të ankoheshin. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mesazh Urimi me rastin e Fitër Bajramit nga Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame Lipjan, Zaim ef. Baftiu

Me emrin e Allahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Të nderuar besimtarë, vëllezër e motra! Në emër të Këshillit...

Mos e humb mundësinë përmes AD Company

AD Company kujdeset që qdo detaj të dallohet nga të tjerët, me punë dhe...

Shukri Buja nga Magura “Fitorja është e jona”

Shukri Buja ka mbajtur takim në Magure. "Kjo mbështetje e fuqishme dëshmon qartë se banorët...