A i dëmton çiklizmi organet gjenitale të meshkujve?!

PUBLIKUAR

Hulumtimet e fundit e rrëzojnë teorinë se presioni i çiklizmit mund të shkaktojë probleme me ereksion, dhe gjithashtu sugjerojnë se çiklizmi faktikisht mund ta përmirësojë performancën te meshkujt më të vjetër.

Në vitet e fundit, shkencëtarët e kanë ndërlidhur çiklizmin me disa probleme shëndetësore te meshkujt, duke përfshirë problemet me ereksion, ku spekulohet se ky problem shkaktohet nga çiklizmi që e zvogëlon qarkullimin e gjakut në penis, transmeton Telegrafi.

Një tjetër studim e kishte ndërlidhur çiklizmin me kancer të prostatës – ose të paktën kështu e kishin paraqitur mediat. Por hulumtuesit kishin pranuar se mostra e tyre kishte qenë e vogël, dhe se duhet të bëhen më shumë hulumtime.

Sidoqoftë, tanimë shkencëtarët e kanë sqaruar dilemën më të madhe sa i përket çiklizmit: ky aktivitet sportiv nuk i dëmton organet gjenitale të meshkujve aspak.

Pas eksperimenteve të ndryshme, shkencëtarët kanë zbuluar se çiklistët nuk kanë probleme seksuale apo urinare më shumë se notarët dhe vrapuesit.

Dhe në fakt, sa i përket moshës, shkencëtarët gjithashtu thonë se çiklistët me intensitet më të lartë kanë raste më të ulëta të problemeve me ereksion.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...