A i dalloni simptomat? Disa gjëra të cilat duhet t’i dini për gelotofobinë

PUBLIKUAR

Së paku një herë në jetë, secilit prej nesh na ka ndodhur të bëhemi objekt i shakave

Shakaja në llogari vetjake është e mirë dhe na ndihmon mjaft që ta prezantojmë dhe pranojmë veten.

Ekzistojnë edhe njerëz të tillë, të cilët nuk dinë ta pranojnë shakanë në llogari të veten, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu, disa njerëz te vetja mund të zhvillojnë gelotofobinë, përkatësisht frikën nga ajo që mund të jenë objekt talljeje.

Njerëzit të cilët vuajnë nga këto fobie, në një moment fillojnë të besojnë që çdo shaka është tallje me ta.

Për këtë shkak, shpesh i shmangin shakatë. Të dëgjosh të qeshura nga këta persona është gjë shumë e rrallë.

Është fakt që shumica e “të sëmurëve” shpesh shumë shpejt me një pjesë të madhe “teatraliteti” qeshin, duke treguar barsoleta vetëm në raport me njerëzit e afërt.

Gelotofobia, në veçanti, mund të zhvillohet në një ankth ekstrem, që shkon nga të qenit i papërshtatshëm në aspektin social, tek depresioni i rëndë.

Meqenëse është fjala për një koncept të ri në psikologji, ekspertët ende nuk kanë zbuluar mënyra efikase se si luftohet kjo frikë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...