A është varësia e internetit shenjë e psikopatisë? Dëshira për të qenë ‘online’ është duke maskuar probleme më të thella

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Arrestohet një person, iku nga burgu vitin e kaluar dhe kanosi ish-gruan e vëllanë e saj

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan e ka arrestuar një person me iniciale M.G...

Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë

Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara...

Varësia e internetit është thjesht një perde tymi për shumë probleme tjera psikologjike, tregon zbulimi i ri.

Hulumtuesit e këtij studimi besojnë se obsesioni i tillë vetëm sa e ‘ushqen’ depresionin, shqetësimin, shtytjen dhe kohën e shkurtër të vëmendjes, transmeton Telegrafi.

Dhe, pavarësisht kësaj, ekspertët thonë se të qenit online 24 orë është e pranueshme në shoqëri.

Hulumtuesit insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit – veçanërisht tinejxherët – e përdorin internetin, duke kërkuar shenja të dëshpërimit dhe zemërimit.

Për ta eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve kishte monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada.

Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998.

Ata kishin zbuluar se 33 ishin të varur nga interneti, ndërsa 107 tjerë ishin në spektër të kësaj.  Personat e varur nga interneti nuk kishin mundur ta largonin veten nga sajtet e rrjeteve sociale, dhe vazhdimisht shikonin video të ndryshme dhe shkëmbenin mesazhe me miqtë.

Përveç kësaj, të varurit nga interneti kishin pasur probleme t’i përmbahen edhe rutinës ditore, duke rënë në grackat e depresionit, duke dështuar të kushtojnë vëmendje dhe të mos e menaxhojnë kohën siç duhet.

Studimi pritet të prezantohet në Vjenë këtë të diele në Kolegjin Evropian të Neuropsikofarmacologjisë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...