A është normale të keni dhimbje koke gjatë seksit?

PUBLIKUAR

Seksi duhet të jetë vetëm kënaqësi, apo jo? Për disa meshkuj, seksi ka një efekt të pakënaqshëm anësor: dhimbje të madhe të kokës!

Nëse keni dhimbje të tillë të kokës, nuk jeni vetëm. Nuk është shumë i zakonshëm ky fenomen, por rreth një për qind e njerëzve përjetojnë dhimbje të kokës gjatë seksit, dhe shumica prej tyre janë meshkuj.

Ka tri lloje kryesore të dhimbjeve të kokës gjatë seksit. Njëra është kryesisht e butë, dhe fillon posa të eksitoheni.

Përderisa është paksa bezdisëse, ky lloj i dhimbjes së kokës nuk është shumë serioz, ndërsa shumica e njerëzve e largojnë me ibuprofen, transmeton Telegrafi.

Lloji i dytë i dhimbjeve të kokës gjatë seksit quhet dhimbja “rrufe” e kokës.

Ky lloj i dhimbjes së kokës vjen gjatë orgazmës dhe ndonjëherë mund të zgjatë disa orë. Në përgjithësi shkakton më shumë dhimbje sesa lloji i parë dhe kërkon tretman urgjent mjekësor, ndërsa mund të trajtohet me të njëjtat medikamente si lloji i parë.

Dhe lloji i tretë i dhimbjeve të kokës gjatë seksit, i cili është tejet i rrallë, i prekë vetëm një në 20.000 njerëz.

Ky lloj i seksit fillon pas seksit dhe keqësohet posa të ngriteni në këmbë.

Nëse keni ndonjërën nga këto dhimbje të kokës, është e rëndësishme të flisni me doktorin, sepse dhimbjet e tilla, në raste të rralla, mund të jenë edhe simptomë e çrregullimeve apo sëmundjeve tjera. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...