A është më mirë të ushtrohet para apo pas kafjallit? Qe çfarë thonë shkencëtarët!

PUBLIKUAR

Kur ushtrimet japin më së shumti efekt dhe djegin më së shumti dhjam, zbulojnë shkencëtarët

Debati mbi atë se kur është më mirë të ushtrohet në mënyrë që të arrihen efekte maksimale vazhdon vite të tëra

Një shkollë thotë që patjetër të hani kafjall para fitnesi, ndërsa të tjerat propagandojnë ushtrime me lukthin thatë, transmeton Telegrafi.

Studimi i ri i publikuar në Britani ka konstatuar që ushtrimi me lukth të thatë te njerëzit të cilët janë më të shëndoshë, djeg dyfish më shumë dhjam se ushtrimi pas kafjalli.

Studimi ka përfshirë vetëm meshkujt, gjysma e tyre kanë ngrënë kafjall, dhe ka filluar të ushtrojë, derisa gjysma tjetër ushtrimet i ka bërë me lukth të thatë.

Pasi që trupi nuk ka pasur “karburant”, ka qenë i detyruar të fillojë të shpenzojë karbohidratet, pastaj yndyrat nga rezerva.

Meshkujt të cilët kanë ushtruar pa ngrënë kanë djegur dyfish më shumë yndyra.

Hulumtimi ka zgjatur gjashtë javë dhe gjatë asaj kohe meshkujt të cilët kanë djegur më shumë yndyrë nuk kanë humbur më shumë kilogramë se grupi tjetër.

Mirëpo, nënvizojnë hulumtuesit britanikë, djegia e yndyrës ka pasur efekt “më shumë të dukshëm” në shëndetin e tyre.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...