A është ky mbreti i ri i SUV-ve? Toyota Land Cruiser 300 tanimë ka mbërritur

PUBLIKUAR

Modeli i ri bazohet në trashëgiminë 70-vjeçare të modelit Land Cruiser dhe më shumë se 10 milionë automjete të shitura në të gjithë botën.

Gjenerata e re Toyota Land Cruiser u prezantua të mërkurën në një prezantim në internet.

Ky SUV ka fituar statusin e një legjende automobilistike gjatë historisë së saj 70-vjeçare, me më shumë se 10 milionë njësi të shitura në 170 vende të botës, transmeton Telegrafi.

Toyota tregon se Land Cruiser 300 Series është Land Cruiser SW i parë i ri, i zgjeruar që kur LC 200 u shfaq në 2007, dhe ndryshimet që sjell janë unike.

Motorët, transmisionet dhe platforma janë plotësisht të reja dhe të dizajnuara për të siguruar një hap përpara në drejtim të performancës, si në rrugë dhe në kushtet më të vështira jashtë rrugës.

Toyota ka prezantuar platformën e re mekanike TNGA (Toyota New Global Architecture), si e para që është zhvilluar për automjetet me një zgjidhje trupi në shasi.

Prodhuesi japonez shprehet se kjo platformë, e shënuar GA-F, ruan aftësi të jashtëzakonshme jashtë rrugës, por përmirëson forcën e trupit, fuqinë dhe ekuilibrin dinamik, me karakteristika edhe më të mira kur ngasni në rrugë.

Platforma e re është gjithashtu një parakusht për aplikimin e teknologjive të reja, zvogëlimin e peshës, uljen e qendrës së gravitetit të automjetit, përmirësimin e sigurisë dhe aplikimin e një dizajni të ri të pjesës së jashtme dhe të brendshme.

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...