A është e mundur dy persona të ËNDËRROJNË të njëjtën ëndërr?

PUBLIKUAR

Nëse dy njerëz mund ta ëndërrojnë të njëjtën ëndërr, a do të thotë kjo që ëndrrat të kapërcejnë mendimet individuale të secilit individ?

Hulumtimet në temën e ëndrrave është i pranishëm në botën e psikologjisë tashmë shumë vite, ndërkaq kohëve të fundit më së shumti vëmendje preokupon gjetja e përgjigjeve pyetjes a është e mundshme dhe në ç’mënyrë dy apo më shumë persona të ndryshëm, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët, të ëndërrojnë ëndrra identike.

Mjaft studime janë publikuar lidhur me temën e ëndrrave të përbashkëta në të cilat është arritur deri te zbulimi që te personat të cilët janë fuqishëm të lidhur emocionalisht (prind-fëmijë, bashkëshortët apo binjakët) ëndërrimi i ëndrrave identike shpesh ndodh.

483115923

Pos kësaj, shumë psikologë dhe psikoterapeutë shpesh ndajnë të njëjtën ëndërr me pacientët e tyre, gjë që edhe ata vetë konstatojnë, transmeton Telegrafi.

Ndërkaq shkaku për inicimin e tregimit të ëndrrave të njëjta tek të tjerët absolutisht ka anekdota të shumta dhe përvoja të shumicës, ndër të cilët me siguri të gjithëve u është e njohur situata kur kalojmë pranë njëri-tjetrit në rrugë me dikë dhe mendojmë se si atë person e kemi parë diku.

Tani për tani të gjitha konstatimet ende bazohen në anekdotat e përmendura më sipër dhe shkenca akoma nuk ka arsye të argumentuarfuqishëm për këtë dukuri.

Veç kësaj, personat të cilat tregojnë të njëjtën ëndërr shpesh nuk pajtohen rreth disa detajeve, gjë që është edhe një arsye për skepticizëm.

Mirëpo, psikologët megjithatë nuk dëshirojnë të injorojnë tregimet dhe përvojat, sepse zakonisht personat të cilët shohin të njëjtën ëndërr përjetojnë përditshmëri të njëjtë apo kalojnë kohën shpesh bashkërisht./Telegrafi/

64cc8fcc437eba7762299f327aeb6c93

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...