A është duke ‘vdekur’ stetoskopi?

PUBLIKUAR

Mjeti më ikonik mjekësor është duke u ballafaquar me një prognozë të pacaktuar.

Stetoskopët ka mbi 200 vite prej se përdoren, por tani rivalët me teknologji të lartë janë duke e sfiduar përdorimin e tyre, transmeton Telegrafi.

Ato përfshijnë pajisje që mbahen në duar dhe që mbështeten në teknologjinë e ultrazërit, inteligjencës artificiale dhe të aplikacioneve telefonike në vend të veshëve të doktorit.

Disa prej tyre madje mund të ofrojnë pamje të zemrës duke rrahur ose të krijojnë elektrokardiograme.

Ekspertët thonë se këto pajisje të teknologjisë së lartë janë po aq të thjeshta për t’u përdorur sa stetoskopët, ndonëse janë më të shtrenjta.

Megjithëse shkollat mjekësore në SHBA i prezantojnë studentët e rinj me mantel të bardhë e stetoskop, shumë prej atyre tani janë duke e mësuar edhe teknologjinë e re.

Dr. Paul Wallach nga Universiteti i Mjekësisë në Indiana thotë se brenda 10 viteve doktorët do të kenë pajisje ultrazëri në xhepat e tyre dhe stetoskopë përreth qafës. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...