A e rrit oreksin përdorimi i rregullt i ëmbëltuesve me pak kalori?

PUBLIKUAR

Shumë hulumtime të fundit janë marrë me çështjen se a e rrit oreksin përdorimi i ëmbëltuesve me pak kalori

A e rrit oreksin përdorimi i rregullt i ëmbëltuesve me pak kalori?

Reklama

Të dhënat aktuale shkencore nuk e përkrahin këtë teori që ekspozimi i rregullt ndaj ëmbëltueseve është e përgjithësuar, por me ëmbëlsira pa kalori, çon deri në rritje të apetitit dhe/apo konsumimi i ushqimit dhe i pijeve me sheqer të ëmbëlsuar.

Atë që e kanë treguar studimet është që ekspozimi i rregullt çon deri në ngopje, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye, ekspozimi ndaj shijes së ëmbël nga produktet dietike me sasi të vogla sheqeri, përkatësisht me ëmbëltues me pak kalori, mund jo vetëm të ulë shpenzimin e sheqernave të lira, por mund edhe të plotësojë dëshirën për ëmbëlsirë nga burime të tjera.

Ëmbëltuesit me kalori të ulët përmbajnë shumë pak kalori. Përjashtimi i vetëm është aspartami, i cili është “praktikisht” pa kalori. Nëse marrim parasysh se ëmbëltuesit me kalori të ulët nuk japin asnjë energji, është e pamundur që në mënyrë të pavarur të shkaktojnë shtim në peshë.

Disa studime të ndryshme tregojnë se pesha e trupit mund të reduktohet duke konsumuar ëmbëltues. Studimet kanë treguar se subjektet që konsumojnë pije dietike në vend të pijeve joalkoolike të ëmbla të pasura me sheqer të bardhë mund të humbin peshë edhe më efektivisht sesa ata që pinë vetëm ujë.

Gjithashtu, studime të shumta kanë treguar se përdorimi i ëmbëltuesve me pak kalori shoqërohet me uljen e dëshirës për ëmbëlsira. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...