A e rrisin vitaminat e zakonshëm rrezikun e kancerit në mushkëri

PUBLIKUAR

Meshkujt, dhe veçanërisht meshkujt duhanpirës, duket se janë më të prirë të diagnostikohen me kancer të mushkërive nëse konsumojnë doza të mëdha të vitaminës B6 dhe B12.

Sipas hulumtimeve, meshkujt të cilët merrnin këto suplemente të vitaminave kishin pasur një rrezik thuajse dyfish më të lartë të zhvillimit të kancerit në mushkëri, transmeton Telegrafi.

Ndërsa për meshkujt duhanpirës, rreziku kishte qenë deri në katërfish më i lartë.

“Dozat e larta të suplementeve me vitamina B6 dhe B12 nuk duhet të merren për parandalimin e kancerit në mushkëri, e veçanërisht te meshkujt, sepse mund të shkaktojnë dëme”, ka treguar autori i këtij studimi Theodore Brasky.

Sidoqoftë, studimi nuk ka qenë i dizajnuar të dëshmojë shkaktarin dhe efektin mes vitaminave dhe kancerit të mushkërive, por ka treguar vetëm një ndërlidhje mes tyre.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...