A e dini se kjo veturë BMW Z1 ‘e pa dalë në rrugë’ në odometrin e saj ka 999,997 kilometra?

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Elshani: Policia e Kosovës është e përgatitur për zgjedhjet në katër komunat veriore

Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elashni ka treguar se...

Policia konfiskoi mbi 2 mijë patentë shofer për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit...

Gjetja e një lloji “të freskët”, me zero kilometra – si kjo BMW Z1 – tingëllon si një ëndërr e realizuar.

Por ç’të themi nëse hasim në një veturë e cila është aq e papërdorur sa të ketë “më pak se zero kilimetra”?

Tingëllon e çmendur, por në thelb ky është rasti i një veture të vendosur në ankand, përcjell Telegrafi.

Odometri tregon 999,997 km, të cilat, nëse nuk do të kishit parë gjendjen spektakolare të pjesës tjetër të makinës, mund t’ju bëjnë të mendoni se kishte vozitur për vite të tëra si një taksi.

Mendimi është se në kohën kur makina të “ishte lëvizur me rrota”, duke u ngarkuar në transportues të ndryshëm dhe për të kryer kontrollet e saj, do të kishte zero kilometra në orë.

Veç se kjo nuk ndodhi në këtë rast.

Pronari i parë i kësaj makine, shoferi danez i 24 Hours of Le Mans, Jens Winther, mori atë në shkurt të vitit 1990 dhe më pas e ruajti makinën në koleksionin e tij personal së bashku me një M1.

Winther e mbajti makinën deri në vitin 2014, por pronari i ri gjithashtu vendosi të mos ngasë Z1, kështu që ende duket sikur sapo ka dalë nga fabrika e BMW-së dhe ende ka një “kilometrazh negativ” të regjistruar në odometër. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Mercedes-Benz është prodhuesi i parë gjerman që miraton lidhësin NACS të Tesla-s për veturat elektrike

Mercedes-Benz njoftoi miratimin e lidhësit për karikim NACS të Tesla-s në automjetet e saj...

Sa kohë duhet “për të mbushur me rrymë” një makinë Tesla?

Caktimi i kohëzgjatjes së mbushjes së një automjeti elektrik si Tesla thuhet se është...

Pse rriten kaq shumë përmasat e veturave nga brezi në brez?

Prej kohësh ka qenë e zakonshme që veturat të rriten nga brezi në brez,...