A e dini se cili është Efekti i Luciferit? Mbase edhe ju keni qenë viktimë!

PUBLIKUAR

A mundet që një njeri i mirë të bëhet i lig?

Psikologu Philip Zimbardo nga Nju-Jorku, në bazë të hulumtimit që ai zhvilloi me qëllim të shqyrtimit të jetës në burg, arriti në përfundimin se njerëzit e mirë mund të bëhen të këqij nën ndikimin e një situate të caktuar, dhe jo vetëm si pasqyrim i karakteristikave personale.

Shkaku i parë i një ndryshimi të tillë është deindividualizimi, kështu që një person i humb karakteristikat e tij dhe normat e miratuara më parë kur e gjen veten në një situatë grupore, transmeton Telegrafi.

Sjellja e tij nuk ndikohet më nga zgjedhjet personale, por nga kërkesat e imponuara nga rrethanat.

Përveç kësaj, një person mund të ndryshojë nën presionin e roleve të caktuara që i janë caktuar.

Ky quhet Efekti i Luciferit në psikologji dhe nënkupton një ndryshim drastik të personalitetit njerëzor.

– Ka të bëjë me një situatë në të cilën njerëzit e mirë sillen në mënyrë devijuese, të dhunshme ose destruktive, sepse nuk mund t’u rezistojnë kërkesave të rrethanave të dhëna, deklaroi Zimbardo.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...