Nëse ndonjëherë keni bërë pyetje përse testisët tuaj nuk janë simetrikisht të barabartë dhe ju brengos në mos kjo është gjë e keqe
E vërteta është se të gjithë meshkujt kanë njërin testis më të madh se tjetri, ndërkaq njëri gjithmonë është i vendosur pak më poshtë.
Për dallim nga femrat, të cilat kanë vezore, testisët janë gjëndra gjenitale mashkullore. Madhësia e tyre mesatarisht është rreth pesë centimetra. Kur rritet mashkulli, vëllimi i testisit mund të rritet edhe deri në 500 për qind në raport me madhësinë e para pubertetit, transmeton Telegrafi.
Në pubertet fillojnë të prodhohen spermatozoide, përafërsisht rreth 70 milionë në ditë dhe hormoni gjenital mashkullor – testosteroni, i cili, veç tjerash, formon edhe zërin më të trashë, mjekrën dhe rritje të masës së muskujve dhe të trupit…



