A e dini kur është koha ideale për ushqimin pikant? Vetëm atëherë nuk shkakton probleme në stomak, por i bën mrekulli organizmit!

PUBLIKUAR

LAJME TË TJERA

Fansi e bën edhe këtë për Santianën

Santiana Maloku ishte ndër personazhet me të komentuara në BBV Kosova, e cila përpos...

Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita

Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë se janë të...

Popujt e Lindjes, turqit, indianët apo kinezët, nuk janë aspak naivë kur çdo ditë hanë ushqim djegës

Veç kësaj kur e hani keni ndjenjën që goja dhe ezofagu po ju digjen, ushqimi i tillë ka avantazhe të shumta shëndetësore dhe ndikon mirë në organizëm.

Para së gjithash, fjala është për erëzat pikante si p.sh. kanella, shafrani apo xhenxhefili, por edhe erëza të tjera.

Mirëpo, disa njerëz janë më të ndjeshëm se të tjerët pasi që hanë këtë lloj ushqimi dhe kanë probleme të mëdha me djegësirën dhe stomakun, transmeton Telegrafi.

Në mënyrë që ata të mund t’i përdorin pa problem këto avantazhe të ushqimit me erëza, ekspertët ju sugjerojnë kohën ideale për konsumimin e ushqimit të tillë.

“Më së miri është të hani më herët gjatë ditës, sepse trupi juaj ka më shumë kohë për absorbimin e materieve ushqyese nga erëzat”, ka thënë nutricionistja Supriya Lal.

Me kalimin e ditës, disa njerëz më vështirë i përballojnë erëzat dhe mund të kenë djegësirë. Mirëpo, kini parasysh që nëse vuani nga sëmundjet e refluksit gastro-ezofag, do të keni probleme me erëzat në cilëndo kohë të ditës.

Gjithashtu, disa erëza me intensitet më të fortë mund të ndihmojnë në trajtimin e sëmundjeve dhe sëmundjeve të ndryshme. Pra, farat e fenugrekut (Trigonella Foenum) janë të shkëlqyera për gratë shtatzëna sepse stimulojnë prodhimin e qumështit dhe janë ndihmësi më i mirë në luftën kundër kolesterolit. Xhenxhefili gjithashtu stimulon tretjen dhe zvogëlon ndjenjën e të përzierave, ndërsa nga ana tjetër, kanella ul nivelin e sheqerit në gjak.

Një tjetër farë, më pak e njohur në zonën tonë, ka përfitime të shumta. Është nigella që mund të ndihmojë në uljen e kolesterolit, rregullimin e sheqerit në gjak dhe parandalimin e inflamacionit në fyt.

Sipas ekspertëve, është mirë që këto erëza pikante të kombinohen me ushqimin në mëngjes. Dhe përzierja e erëzave me përbërës të tjerë mund t’i bëjë ato edhe më të fuqishme – piperi i zi dhe shafrani i Indisë së bashku janë armët më të forta të imunitetit. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Keni qarkullim të dobët të gjakut: Me ndihmën e këtyre artikujve do ta rregulloni shumë lehtë!

Duke pasur parasysh që qarkullimi i gjakut ndihmon bartjen e oksigjenit dhe nutrienëve në...

Llojllojshmëria e vitaminave B: Në cilin ushqim më së shumti ka dhe cili është më i rëndësishmi?

Ekzistojnë 8 vitamina të ndryshme në grupin e vitaminave B: tiamina, riboflavina, niacina, thartira...

Zgjidheni problemin e rritjes se thoit në mish te fëmijët

Me një masazh të thjeshtë në shtëpi, mund t’ua lehtësoni vuajtjen në vetëm 7...