A duhet t’i kontrolloni rregullisht nivelet e kolesterolit?

PUBLIKUAR

Nivelet e kolesterolit mund t’ju tregojnë informacione të rëndësishme për shëndetin e zemrës – të cilat nuk mund t’i dish pa e kryer testin në fjalë.

Kjo për shkak se zakonisht niveli i lartë i kolesterolit nuk shkakton simptoma derisa diçka serioze të ndodhë, si p.sh., sulmi në zemër, transmeton Telegrafi.

Një doktor rekomandon që testin e parë duhet ta bëni në moshën 35 vjeçare (më herët nëse jeni të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, p.sh., nëse keni histori familjare me sëmundje kardiovaskulare apo jeni mbipeshë).

Testi i parë është i rëndësishëm për shkak se i jep doktorit mundësi t’i krahasoj ndryshimet më vonë.

Edhe nëse rezultatet bazë janë të mira – kjo nuk do të thotë se jeni të siguruar për tërë jetën, pasi që rreziku rritet përgjatë moshës.

Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse përjetoni ndryshime shëndetësore gjatë asaj kohe – p.sh., shtoni peshë, i ndaloni ushtrimet fizike apo filloni të konsumoni duhan dhe alkool.

Të gjithë këta faktorë e rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, e gjithashtu edhe sëmundjeve tjera si diabeti.

Prandaj, është e rëndësishme që testet e kolesterolit t’i përsëritni thuajse çdo 5 vite.

Megjithatë, i njëjti sistem nuk duhet të aplikohet tek personat që kanë histori familjare me kolesterol të lartë – ose nëse zhvillojnë shtypje të lartë të gjakut apo diabet, për shkak se këta duhet t’i bëjnë testet çdo vit.

Gjithashtu është e rëndësishme që të kontrolloheni rregullisht tek doktori, pavarësisht se analizat bazë dalin mirë.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...