A do të shtyhen zgjedhjet? Krerët e partive në takim me Osmanin

PUBLIKUAR

Krerët e partive politike kanë arritur në Presidencë, për takimin e thirrur nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Express

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në cilësinë e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, ka shkuar në Presidencë, për takimin që Presidentja Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë politike në vend, rreth diskutimeve për zgjedhjet e 17 tetorit, raporton Express

Kurti ka arritur në Presidencë bashkë me shefen e Grupit Parlamentar të VV’së, Mimoza Kusari-Lilën, e cila është kryetare e Alternativës.

Po ashtu, në Presidencë tashmë janë edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ai i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, si dhe nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.

Përveç tyre, aty ka arritur edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e cila është edhe kryetare e listës “Guxo”.

Ndryshe, Presidentja Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë, pas rekomandimit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për shtyrjen e zgjedhjeve./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Bora mbulon Prevallën dhe Rugovën, shoferëve u bëhet apel për kujdes

Reshjet e para të borës kanë përfshirë zonat malore të Kosovës, specifikisht Prevallën dhe...

Apeli vërteton vendimin me burg përjetë për Naim Murselin dhe Granit Plavën

Gjykata e Apelit e ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit...

Dyshohet se ushtroi dhunë ndaj gruas dhe sulmoi me thikë axhën e saj, paraburgim për burrin nga Gjakova

Gjykata Themelore në Gjakovë ka caktuar një muaj paraburgim ndaj një të dyshuari, me...