A do të marrë pjesë Presidenti Donald Trump në takimin e 4 shtatorit? – flasin nga Shtëpia e Bardhë

Ende nuk është përcaktuar nëse Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë pjesë ose jo, e takimit të 4 shtatorit mes Kosovës e Serbisë në Washington.

Në transkriptin e dërguar nga Shtëpia e Bardhë për Klan Kosovën, një Këshilltari i Lartë i Presidentit ka treguar për rolin të cilin do ta ketë Donald Trump në këtë takim.

 

 

”Sa i përket nëse presidenti do të marrë pjesë apo jo në këto takime fizikisht të enjten ose të premten, unë mendoj se kjo ende nuk është përcaktuar”.

Sipas tij, Presidenti Donald Trump vazhdimisht ishte pjesë e këtij procesi të dialogut.

”Ai tashmë ka marrë pjesë në aspektin e anës sonë dhe asaj që ne mund të shtyjmë përpara dhe se si ne i japim përparësi këtyre projekteve ekonomike”