Modeli misterioz që Ferrari po mban sekret (Foto)

PUBLIKUAR

Ferrari ka bërë të ditur se do ta lansojë një model të ri, mirëpo veç i ka postuar fotografitë, ku shfaqet një vetura e mbuluar me pëlhurë.

Në bazë të dimensioneve që ka, njohësit mendojnë se është një makinë e bazuar në Maranello, mirëpo të tjerët besojnë se ka formë tjetër dhe se është edicion i limituar, transmeton Telegrafi.

Sipas të gjitha gjasave, pretendohet se është e kufizuar në vetëm 50 njësi, por ende nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar.

Në anën tjetër, mendohet se në pëlhurë qëndron një 458 Italia apo 458 Speciale, por me V12 dhe më shumë kuajfuqi për ta bërë më të shpejtë.

Mediet që merren me automobilizëm e kanë përhapur lajmin se mund të jetë LaFerrari, gjë që nuk mund të pohohet në asnjë mënyrë.

E tëra pritet të konfirmohet në një organizim të mbyllur, që nuk dihet se kur do të ndodhë. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Fillon numërimi i votave nga KQZ, këtu mund ta ndiqni

Ka filluar numërimi i votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Votimi për zgjedhjet parlamentare të...

Policia flet për rastin e sulmit në Viti, thotë se po intervistohen dy persona

Një person është sulmuar në fshatin Pozheran të Vitisë. Për këtë rast në polici janë...

KQZ: Nga procesimi i 92.18% të vendvotimeve, 28.57% dalja në zgjedhje deri në orën 15:00

  Sipas të dhënave të fundit të KQZ-së të përditësuara në 16:19, nga procesimi i...