Reshjet e mëdha të borës që kanë përfshirë Ballkanin, dje dhe sot, kanë shkaktuar telashe edhe së Serbi. Si pasojë e motit të keq dhe bores, autostrada Beograd-Nish ka dalë jashtë funksionit, dhe është bllokuar për qarkullim, njoftojnë mediat beogradase.
Sipas të dhënave meteorologjike në Nish, temperaturat kanë shkuar deri në minus tetë gradë, derisa lartësia e mbuluar nga bora është deri në 16 cm, shkruan Gazeta Express.



