Vucic: Ekstremistët shqiptarë donin të na shkelnin krenarinë

PUBLIKUAR

vucic-ekstremist-euml-t-shqiptar-euml-donin-t-euml-na-shkelnin-krenarin-euml_hd
Kryeministri serb, Aleksandar Vucic, ka deklaruar se shpalosja e flamurit me Shqipërinë etnike, ka qenë një aksion i organizuar, me qëllim të prishjes së stabilitetit në Serbi dhe në tërë rajonin.

“Qëllimi i ekstremistëve shqiptarë ishte që Serbinë ta tregojnë si vend jotolerant ndaj diversitetit dhe të poshtërohen të gjithë qytetarët e saj. Dëshiruan ta shkelin krenarinë tonë, por ne e ruajtëm fytyrën, kurse një bandë e zyrtarëve të rremë shqiptarë, të cilët ishin në zonën VIP treguan dallimin e qartë midis nesh dhe tyre. Shteti do t’i ndërmarrë të gjitha masat ligjore për të ndëshkuar të gjithë ata për të cilët vërtetohet se kanë kryer vepër penale”, ka thënë Vucic për “Novosti”.

Tutje kryeministri serb ka thënë se pret një qëndrim të qartë të Brukselit për këtë incident, siç e ka quajtur ai të egër dhe të frymëzuar politikisht.

“Pres reagimin e Bashkimit Evropian, zyrtarët e të cilit i kam paralajmëruar tri orë para ndeshjes se shqiptarët po përgatisin provokim dhe incident të rëndë”, ka shtuar kryeministri i Serbisë. /rtk/

SHIKO MË SHUMË

Njeriu kryesor i akuzuar për sulmin ndaj familjes Jashari: Famkeqi “Legija”

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka mbajtur një konferencë për media lidhur me...

ATK dhe Dogana thonë se po forcojnë bashkëpunimin kundër ekonomisë joformale

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) dhe Dogana e Kosovës së shpejti do të nisin...

Prokuroria Speciale dorëzon aktakuzë për krime lufte në lagjen e Jasharëve në Prekaz (Video)

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar për dorëzimin e një aktakuze për...