ZBULIM I TMERRSHËM: Gërhitja është shkaktare që njerëzit vdesin nga kanceri!

PUBLIKUAR

Gërhitja e madhe i ndihmon kancerit që të përhapet më shpejt nëpër trup, thuhet në një studim më të ri shkencor.

Siç është konstatuar, tumoret rriten më shpejt te personat të cilët vuajnë nga apneja, çrregullim i cili pengon frymëmarrjen gjatë gjumit.

Shkencëtarët kanë zbuluar që ndërprerja e tillë e furnizimit me oksigjen favorizon zhvillimin e qelizave malinje, transmeton Telegrafi.

ç

Gjendja në të cilën muskujt e fytit dhe të qafës kufizojnë furnizimin me oksigjen,shkakton mungesë të oksigjenit në organet vitale. Si përgjigje, trupi liron proteinën e cila nxit krijimin e shumë enëve të gjakut.

Kjo forcon furnizimin me oksigjen, mirëpo gjithashtu edhe ushqen qelizat e kancerit dhe favorizon zhvillimin e tyre.

Apneja është më e shpeshtë te meshkujt e moshës së mesme me peshë të madhe trupore.

Ekspertët e Klinikës së Spitalit në Barcelonë kanë konstatuar që kjo gjendje nxit zhvillimin e qelizave të tumoreve, sepse kanë studiuar hipoksinë – mungesën e oksigjenit.

Sleep-Apnea

Këto studime sugjerojnë që trajtimi i apnesë te të sëmurët me kancer, si p.sh., bartja e maskave speciale, do të mund të zvogëlonte rrezikun nga përhapja e qelizave të tumoreve.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...