Pas vdekjes së një ushtari britanik në bazën e Britanisë së Madhe në Irak, gjatë trajnimeve të trupave të kësaj ushtrie, Ministria britanike e Mbrojtjes filloi një hetim rreth vdekjes së tij.
Sipas rezultateve të hetimeve, ushtari 22-vjeçar Scott Hetherington, u qëllua aksidentalisht nga një ushtar tjetër i Britanisë së Madhe, transmeton Express.
Trupat ushtarakë ishin duke u trajnuar për konfrontimin me Shtetin Islamik (ISIS), në bazën e tyre në Taji.
Ushtari i vrarë ka qenë duke shërbyer me Batalionin e dytë të regjimentit të Dukës së Lancasterit. /Express/


