Për shumicën e njerëzve është bërë shprehi që, para se të hapin kënaçen, trokasin me gisht në majë. Mirëpo përse bëjnë kështu njerëzit?
Të gjithë mendojnë që në këtë mënyrë mund të pengohet derdhja e lëngut kur të hapet kënaçja. Megjithatë, askush nuk dëshiron të spërkatet me lëng në ditët e nxehta të verës, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, trokitja me gishta apo me thonj në majë të kënaçes në të vërtetë është legjendë urbane apo metodë e bazuar në teori shkencore?
Nëse jeni ndër ata të cilët veprojnë kështu, atëherë gëzohuni – sepse ekziston arsyeja e mirë përse kjo metodë funksionon dhe është përkrahur nga shkenca.



