Filloi shfrytëzimi i kartelave për transport nëpër Shkup

PUBLIKUAR

Shfrytëzuesit e transportit publik nga fillimi i këtij viti duhet detyrimisht të posedojnë kartelë elektronike edhe për udhëtim në automjetet e transportuesve privat.

“Kartela elektronike mund të merret në të gjitha vendet shitëse të NPK Shkup, në vendet shitëse shtesë të rrjetit për shitje në 50 lokacione të ndryshme dhe në të gjithë autobusët e NPK Shkup dhe transportuesit privatë”, informon Qyteti i Shkupit.

Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, Qyteti i Shkupit solli vendim për periudhë promovuese prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë të blerë elektronike të jopersonalizuar pasojnë pesë udhëtime me autobusë pa pagesë.

“Nëse dëshironi të përdorni transport publik të qytetit, detyrimisht duhet të keni kartelë elektronike apo kuletë të plotësuar elektronike”, kumtojnë nga Bashkia e Shkupit.

Për një të udhëtim do të shfrytëzohen kartelat elektronike, të cilat do të shërbejnë si një lloj i kuletës elektronike për blerje të biletës në autobusët e NKP Shkup. Për këtë qëllim udhëtarët paraprakisht do të duhet të plotësojnë mjete në vendet e autorizuara të shitjes. Shuma minimale për plotësim është 100, ndërsa maksimalja 6.000 denarë, pa afat të shfrytëzimit.

Qytetarët përmes celularit të tyre do të mund të blejnë biletë për një udhëtim për të gjitha linjat dhe biletë të natës për një udhëtim, gjithashtu për të gjitha linjat.

Prej 1 janari i këtij viti filloi shfrytëzimi i kartelave elektronike në NPK Shkup./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...