Në ditën e parë në zyrën e presidentit, Trump do t’ia shfuqizojë Obamas të gjitha rregulloret dhe veprimet

PUBLIKUAR

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, planifikon që t’i shfuqizojë një varg veprimesh dhe rregulloresh ekzekutive të presidentit Barack Obama, qysh në ditën e parë si president, ka thënë sekretari në ardhje për media në Shtëpinë e Bardhë, Sean Spicer.

Spicer, i cili do të jetë sekretar për media i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ka thënë për ABC: “Trump menjëherë do t’i shfuqizojë shumë rregullore dhe veprime që janë ndërmarrë nga kjo administratë [e Obamas] gjatë tetë viteve të fundit, të cilat e kanë penguar rritjen ekonomike dhe hapjen e vendeve të reja të punës,” transmeton Express.

Spicer ka thënë se kjo është njëra nga dy veprimet që Trump do t’i bëjë menjëherë sapo të betohet si president.

Por, ai nuk e ka specifikuar se cilat veprime ekzekutive do t’i shfuqizojë Trumpi./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...