Policia gjermane njofton se një azil kërkues afgan ka pësuar djegie të rënda pasi ia kishte vënë flaken vetes në një depo supermarketi në Bavari.
Policia tha se 19-vjeçari i hodhi vetes benzinë dhe ia vuri vetes flaken sot në mëngjes në Gaimersheim, një qytet ky mes Nuremberg dhe Munich, transmeton Express.
Ai e kishte blerë benzinën pak para incidentit në një pikë të furnizimit me karburant.
Ai u shpëtua nga disa njerëz të tjerë, të cilët ia kishin fikur zjarrin.
Dosido, afgani ka pësuar lëndime shumë të rënda.
Nuk dihet motivi i tij, por policia tha se ai po barte një thikë me vete, të cilën s’e ka përdorur./Express/


