Sulm në Bagdad, 35 të vrarë

PUBLIKUAR

Të paktën 35 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në një shesh të dendur në kryeqytetin irakian, Bagdad, njoftojnë burimet e sigurisë

Raportohet se 61 të tjerë janë lënduar në shpërthim në rrethinën lindore të qytetit Sadr, e cila është e dominuar nga myslimanët shi’it, transmeton Express.

Nuk dihet se kush është përgjegjës për sulmin, por i ashtuquajturi Shtet Islam (ISIS) ka kryer sulme të ngjashme në të kaluarën.

Ndërkohë, ky grup xhihadist e ka marrë përgjegjësinë për dy sulme vetëvrasëse me bomba në një treg në këtë qytet të shtunën, ku u vranë 28 persona.

Në agjencinë e vet të lajmeve, Amaq, ISIS tha se cak i sulmeve të saja ishin myslimanët shi’it, të cilët i cilëson si të pafe./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...