Krejt çka dihet deri më tani për sulmin terrorist në Stamboll (Video)

PUBLIKUAR

Në sulmin terrorist në një klub nate në Stamboll, deri më tani 39 persona kanë humbur jetën, kurse 69 të tjerë janë plagosur. Është mësuar identiteti i 20 të vdekurve. 15 prej tyre janë të huaj dhe pesë janë shtetas të Turqisë. Puna për identifikimin e të tjerëve është duke vazhduar.

Detajet për sulmin terrorist të ndodhur në një klub nate në Stamboll, i ka dhënë Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu, raporton Anadolu Agency (AA).

“Sipas informacioneve që kemi marrë nga forcat e sigurisë, ka pasur një sulmues. Nuk ka pasur më shumë se një. Një person i veshur me pantallona dhe xhup ka hyrë brenda duke gjuajtur mbi njerëzit e ndodhur aty. Ndërkohë është munduar të dalë jashtë me një tjetër veshje. Vlerësimi i këtyre informacioneve nga ana e forcave të sigurisë vazhdon. Puna e policisë për kapjen e autorit është duke vazhduar”, tha Soylu.

Ministri ka folur për mediat në vendin e ngjarjes, ndërkohë atë e shoqëronin, ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Recep Akdağ, Prefekti i Stambollit Vasip Şahin dhe Drejtori i Policisë së Stambollit Mustafa Çalışkan.

“Në këtë sulm është bërë një masakër. Ky sulm është çnjerëzor. Deri më tani 39 njerëz tanë kanë humbur jetën, identiteti i 20 prej të cilëve është mësuar. Nga këto 15 janë të huaj dhe 5 janë shtetas të Turqisë. Ndërkohë nga këto 5 persona 3 ose 4 janë nga punonjësit. Puna për identifikimin e të tjerëve është duke vazhduar”, tha Soylu.

Ndërsa ministri i Shëndetësisë së Turqisë Akdağ duke dhënë detaje mbi gjendjen e të plagosurve ka thënë se momentalisht në spitale gjenden 65 të plagosur. Ai ka shtuar se gjendja e 4 prej tyre është e rëndë.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...