Rregullat e festave: Si të shijoni ushqimin pa shtuar peshë

PUBLIKUAR

Për festa, ushqimet e shijshme janë të shumta dhe e kemi shumë të vështirë t’u rezistojmë.

Ka shumë mundësi të shtojmë në peshë, e megjithatë asnjë nuk mund t’i rezistojë gjelit të detit të pjekur dhe ëmbëlsirave të përgatitura në shtëpi, transmeton Telegrafi.

Por, mos u shqetësoni: mund të ruani peshën tuaj këto ditë feste, duke bërë zgjedhje të zgjuara:

l. Mos shkoni në darkën e Vitit të Ri me stomakun bosh. Hiqeni pak urinë, duke ngrënë ndonjë snack të vogël, si p.sh pak bukë e djathë ose një fryt. Pini një gotë ujë që të shuani etjen me diçka që nuk përmban kalori.

2. Zgjidhni të hani vetëm diçka të veçantë. Lërini mënjanë patatet, orizin dhe djathërat, që mund t’i shijoni në çdo periudhë të vitit. Preferoni të hani gjelin e detit, që mund të gatuhet edhe i mbushur. Plotësoni pjesën tjetër të pjatës me perime dhe mish të pjekur.

3. Hani një dhe të mirë. Bëni të njëjtën gjë edhe me të ëmblat: mos konsumoni kalori me çokollata dhe pasta. Preferoni një ëmbëlsirë të përgatitur në shtëpi.

4. Konsumoni një gotë ujë për çdo gotë alkool. Kështu, do të ngadalësoni ritmin me të cilin pini, do të shmangni kalori të boshe, por edhe dehjen.

Gjatë periudhës së festës:

• Gjatë periudhës së festës ndodh që kafen e shoqëron gjithmonë një ëmbëlsirë. Përcaktoni vetë një limit konsumi të ëmbëlsirave dhe qëndroni besnik këtij vendimi duke i thënë «jo» gjërave me tepri.

• Kini kujdes me kaloritë e pijeve. Duke patur parasysh që çdo gram alkool përmban 7 kalori, konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike mund të rezultojë e dëmshme për ruajtjen e peshës tuaj. Në rast se keni mundësinë e zgjedhjes, do të ishte mirë të zgjidhnit një gotë verë të kuqe.

Gjithashtu, bëni kujdes me konsumin e pijeve me gaz, pije këto të cilat përmbajnë shumë sheqer. Në rast se duhet të pini pije me gaz, është e këshillueshme të konsumoni pije të lehta me gaz ( light).

• Në tryezën festive, përpiquni të shmangni ngrënien në këmbë, pra duke provuar pak nga të gjitha.

Është mirë që të mbushni pjatën tuaj një herë e mirë, duke përfshirë në të sallatë dhe perime.

SHIKO MË SHUMË

Dy infermiere të reja nga Lipjani model përkushtimi në Ditën Ndërkombëtare të Infermierisë

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, nën moton “Infermierët tanë, e ardhmja jonë”,...

Ju dhemb shpina prej javësh dhe barnat nuk ndihmojnë? Kur duhet të shqetësoheni seriozisht

Radikulopatia nuk është thjesht dhimbje shpine – pse analgjezikët nuk ndihmojnë dhe kur nevojitet...

QKUK realizon për herë të parë në Kosovë zëvendësimin e harkut të aortës me procedurën FET

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Klinike dhe...