Ambasada e Rusisë në kryeqytetin sirian, Damask, është bombarduar dy herë sot gjatë ditës, njofton Ministria e Jashtme e Rusisë.
Kjo ministri e ka quajtur sulmin provokim, transmeton Express.
Sipas saj, qëllimi i sulmit ishte prishja e marrëveshjes për armëpushim në Siri.
Brendësia e oborrit të Ambasadës është qëlluar me artileri, ndërsa një bombë tjetër është hedhur afër Ambasadës, sipas saj./Express/


