SHBA-të kanë tradhtuar Izraelin?

PUBLIKUAR

Publikohet një dokument për “pajtim” të pretenduar mes Washingtonit dhe palestinezëve.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry dhe këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë për siguri kombëtare, Suzan Rajs, i kanë thënë një delegacioni të palestinezëve në Washington, dhjetë ditë para miratimit të rezolutës nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e ndërtimit të kolonive hebreje në territoret e pushtuara palestineze, se Amerika nuk do të shfrytëzoi të drejtën e vetos, nëse rezoluta është e baraspeshuar, thuhet në dokumentin, e publikuar nga disa medie në Egjipt, shkruan rtv21.tv.

Departamenti i shtetit amerikan e ka mohuar përmbajtjen e këtij dokumenti, njoftuan sot mediet izraelite.

Megjithatë, nëse dokumenti është autentik, atëherë ai konfirmon disa prej akuzave, të cilat Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, i ka ka ngritur gjatë ditëve të kaluara kundër Washingtonit.

Ambasadori i Izraelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ron Dermer, ka deklaruar gjatë javës se Izraeli ka dëshmi se prapa hartimit të rezolutës qëndron administrata e Barack Obamës dhe për rezolutën në fjalë u votua një ditë më vonë, me kërkesën e Zelandës së Re, Malajzisë, Senegalit dhe Venezuelës.

Dermer shtoi se Washingtoni ka bashkëpunuar me palestinezët prapa shpinës së Izraelit.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...