Një seri fotografishë të publikuara nga një fotograf iranian i pavarur, ku shihen njerëzit e pastrehë duke fjetur në varre jashtë Teheranit, e ka tronditur tëre vendin.
Fotografitë e publikuara nga Saeed Gholamhoseini, janë bërë në Shahriar, rreth 20 kilometra në perëndim të kryeqytetit iranian, transmeton Express.
Madje, fotografitë ia kanë tërhequr vëmendjen e presidentit iranian, Hassan Rouhani, i cili tha sot: “Kemi dëgjuar se disa persona të varfër dhe pastrehë janë duke fjetur në paketa e madje edhe nën ura, por nuk kemi dëgjuar se ata flenë edhe në varre.”
Ai ka shtuar se qeveria nuk mund të pranojë t’i shohë të pastrehët duke jetuar në kushte të tilla.
Ekonomia e Iranit është duke vuajtur edhe pas marrëveshjes bërthamore me fuqitë botërore, në bazë të së cilës Iranit iu janë hequr sanksionet ndërkombëtare./Express/








