Lajmet e rreme përballin fuqitë bërthamore

PUBLIKUAR

Lajmet e rreme në platformat sociale konsiderohen nga ekspertët si një rrezik gjithnjë e në rritje që mund të ketë pasoja nga më të ndryshmet, që prej zënkave mes njerëzve e deri tek përballje mes kombeve.

Një e tillë u verifikua këtë fundvit, kur një lajm i rremë i publikuar në Twitter shkaktoi një përballje verbale mes dy fuqive bërthamore, pikërisht Pakistanit dhe Izraelit.

Konfrontimi ndodhi pas publikimit të një lajmi të pavërtetë në faqen e internetit AWD News, shkruan TCH.

Në të citohej në mënyrë të rreme se ministri izraelit i Mbrojtjes kishte thënë se nëse Pakistani dërgonte trupa në terren në Siri, Izraeli do ta shkatërronte këtë vend me një sulm bërthamor.

Reagimi i ministrit pakistanez të Mbrojtjes, Khawaja Mohammad Asif ishte mjaft i qartë dhe ai i kujtoi Izraelit se edhe Pakistani është një fuqi bërthamore.

Ndërsa AWD është identifikuar prej kohësh si një faqe që publikon lajme të rreme, ministria izraelite e Mbrojtjes i kujtoi pikërisht këtë dikasterit homolog në Pakistan, duke i thënë se lajmi nuk është i vërtetë.

Pakistani nuk është përgjigjur ende. Izraeli vazhdon të ruajë misterin për forcën e tij bërthamore dhe nuk konfirmon e as mohon që zotëron armë të tilla, megjithëse besohet gjerësisht se ka një arsenal të tillë.

Pakistani u bë fuqi bërthamore në vitin 1998 dhe dy vendet nuk kanë raporte diplomatike.

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...