E frikshme: Ja çfarë dridhjesh të forta përjetoi Kili sot nga tërmeti i fuqishëm (Video/Foto)

PUBLIKUAR

Janë publikuar pamjet e para pas tërmetit të fuqishëm në Kili.

Në video dhe fotografi të publikuar pas tërmetit mund të shihen rrugë të shkatërruar, përfshirë dhe dekorime të Krishtlindjes.

Tërmet i fuqishëm 7.7 ballësh, e goditi sot Kilin, duke shkaktuar kështu edhe paralajmërim për një tsunami të mundshëm.

Tërmeti goditi 225 kilometra në jugperëndim të Puerto Montt, në jug të Kilit, njofton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së, transmeton Express.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.

Zyra e Kilit për Emergjenca Kombëtare e ka bërë një paralajmërim dhe ka urdhëruar evakuimin e zonave bregdetare në rajonin Los Lagos.

“Si masë parandaluese, ne urdhërojmë evakuimin e zonave bregdetare të Bibios, Araucania, Los Rios, Aysen,” thuhet në paralajmërim./Express/

SHIKO MË SHUMË

“Do t’ju mallkojë historia…” – Tifozat Kuq e Zi me mesazh për Armand Dukën

Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar në rrjetet e tyre sociale në lidhje me...

Nico Gonzalez te Man City në momentet e fundit, Barcelona përfitues i madh i këtij transferimi

Manchester City ka bërë goditjen e madhe në ditën e fundit të afatiti kalimtar,...

E kryer, Joao Felix kalon nga Chelsea te Milani

Sky Sport Italia raporton se Milani dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për huazimin...